Ndërlidhjet

logo-print

Në Kosovë, u shënua fundi i muajit i që i dedikohet luftimit të kancerit në gji.

Ceremonia për përfundimin e këtij muaji u mbajt në Prishtinë, në krye me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe përfaqësues politik e pjesëtarë të shoqërisë civile në vend, duke e shënuar me një marsh, me moton “Zbulimi i hershëm - Mbijetesë” .

Presidentja Jahjaga u bëri thirrje institucioneve të vendit për më shumë vëmendje, kujdes, angazhim e përkushtim në betejën për zbulim sa më të hershëm të kancerit.

Ajo gjithashtu kërkoi për më shumë mjete financiare të dedikuara për hulumtime shkencore si edhe për furnizim me të gjitha barërat e nevojshme për parandalimin dhe trajtimin e të prekurve nga kjo sëmundje.

"Të gjitha juve gra, motra, nëna dhe vajza të guximshme, që jeni prekur nga kjo sëmundje, por nuk jeni dorëzuar, Ju lus që rrëfimet tuaja t’i ndani me gratë dhe vajzat e tjera, sepse kështu do të ndihmoni në zbulim të hershëm, do të shpëtoni jetë", tha Jahjaga.

Ndryshe, zyrtarët shëndetësorë thonë se në Kosovë ndodhin përreth 200 raste të kancerit në gji për një vit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG