Ndërlidhjet

SHBA kërkon nga Azerbajxhani që të lirojë aktivisten Leyla Yunus


Aktivista e të drejtave të njeriut, Leyla Yunus
Aktivista e të drejtave të njeriut, Leyla Yunus

Një senator i lartë amerikan, ka kërkuar nga Azerbajxhani që të lirojë aktivisten e të drejtave të njeriut Leyla Yunus, dhe po ashtu të lejojë qasjen e avokatëve dhe mjekëve në burg.

"Leyla Yunus ka nevojë për avokatët e saj dhe ajo ka nevojë për kujdes mjekësor. Azerbajxhani duhet ta lirojë atë menjëherë”, ka thënë senatori Ben Cardin sot, përmes një postimi në Twitter.

Yunus ka shkruar një letër këtë javë, ku ka treguar se avokatit të saj, Cavad Cavadov, i është ndaluar që ta përfaqësojë atë në gjykatë.

Ajo dhe burri i saj, Arif Yunus, janë arrestuar verën e kaluar, me akuzën për tradhëti të lartë, akuza këto që çifti i quan të motivuara politikisht.

Gjykata në kryeqytetin Baku, ka marrë vendim gjatë kësaj jave, që të zgjasë paraburgimin ndaj çiftit Yunus dhe aktivistit tjetër të të drejtave të njeriut, Rasul Jafarov.

XS
SM
MD
LG