Ndërlidhjet

Kleriku shiit, kërkon ndihmën e qeverisë për të ndihmuar sunitët


Pamje nga Anbar, në Irak

Pamje nga Anbar, në Irak

Kleriku më i lartë shiit i Irakut, i ka bërë thirrje qeverisë që të "ofrojë mbështetje të shpejtë" për fisët sunite arabe, të cilët po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Pas lutjeve të së premtës, në qytetin e quajtur Kerbala, kleriku Ayatollah Ali al-Sistani ka thënë: "Kjo do të ofrojë mundësi që edhe fiset tjera t’ju bashkohen luftëtarëve, që po i luftojnë militantët e IS”.

Komentet e tij, vijnë një ditë pasi është gjetur një varrezë masive me dhjetëra trupa të sunitëve, në perëndim të provincës Anbar.

Shumica e të vrarëve i përkisnin fisit Al-Bou Nimr, fis ky që lufton përkrah trupave qeveritare, kundër militantëve islamik.

Gjendja alarmante në Irak, ka bërë që më 30 tetor, zyrtari i lartë i ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey, të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara, vendosjen e këshilltarëve amerikanë në Anbar, për t'iu kundërvënë militantëve.

XS
SM
MD
LG