Ndërlidhjet

Piloten Savchenko e rikthejnë në paraburgim


Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko

Pilotja ukrainase, Nadiya Savchenko

Avokati i pilotes ukrainase Nadiya Savchenko, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se klientja e tij, gëzon mbështetjen e plotë të votuesve në Ukrainë, të cilit i kanë besuar asaj votën dhe një ulëse në parlament.

Avokati Mark Feigin ka thënë të premtën se votuesit e Ukrainës, nuk besojnë në pretendimet e Komitetit Hetues të Rusisë, që Savchenko ishte e përfshirë në vrasjen e gazetarëve rusë në Ukrainën lindore, në fillim të këtij viti.

Savchenko ka fituar një vend në parlamentin ukrainas, në zgjedhjet parlamentare të 26 tetorit, e cila ishte kandidate në listën e partisë ‘Batkivshchyna’ të udhëhequr nga Julia Timoshenko.

Savchenko është zënë nga separatistët pro-rusë më 18 qershor në Luhansk që gjendet në lindje të Ukrainës. Rebelët më pas e kanë dorëzuar tek autoritetet ruse, e cila pastaj ka përfunduar në një institut psikiatrik në Moskë.

Sidoqoftë, të premtën avokati i saj Feigin ka bërë të ditur se Savchenkon e kanë larguar nga instituti psikiatrik duke e kthyer sërish në qendrat e paraburgimit në Moskë.

XS
SM
MD
LG