Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave nga Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Epidemia vdekjeprurëse Ebola ka vrarë 4951 persona nga 13.567 të infektuar në tetë vende, ka njoftuar të premtën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kjo shifër pasqyron një rritje prej 31 vdekjeve, prej se Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar për shifrat e mëparshme dy ditë më parë.

Viktimat vijnë kryesisht nga Afrika Perëndimore, ndërkohë që sëmundja ka arritur të depërtojë edhe në disa kontinente tjera, e bartur kryesisht nga mjekët apo infermierët e vendeve të ndryshme, që kanë ndihmuar në vendet e infektuara.

Si rezultat, për shkaqe sigurie, shumë vende kanë marrë vendim, që të gjithë punonjësit shëndetësorë që nga Afrika Perëndimore kthehen në vendin e tyre, por edhe personat që kanë pasur kontakte më ta, të qëndrojnë në një karantinë prej 21 ditësh, derisa të vërtetohet se nuk janë të infektuar.

Një gjë të tillë po e bëjnë disa vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Spanja.

OBSH, ka njoftuar të premtën, se tashmë 83 persona të cilët kanë pasur kontakt me punonjësit shëndetësor të Spanjës të cilët kanë punuar në Afrikën Perëndimore, kanë përfunduar 21 ditët e qëndrimit në karantinë.

Një grup tjetër i është nënshtruar këtij regjimi, dhe më pas thuhet se Spanja do të mund të deklarojë nëse ky vend është apo nuk është i pastruar nga Ebola.

XS
SM
MD
LG