Ndërlidhjet

Haradinaj : S’ka lëkundje të koalicionit paszgjedhor


Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është i nominuar si kandidat për kryeministër, ka deklaruar sot se nuk ka lëkundje të koalicionit pas zgjedhor. Ai ka deklaruar se konsultimet të cilat janë duke i bërë partitë politike me strukturat e tyre, janë normale dhe nuk mund të flitet për diçka tjetër.

Haradinaj ka sqaruar se janë në kontakte të rregullta me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me drejtuesit e partisë Nisma për Kosovën, dha ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Bëhet fjalë për një proces të zakonshëm të konsultave tona. Ju e keni parë edhe unë kam pasur disa konsulta me rininë, me këshillin drejtues, me struktura, të gjithë po konsultohemi për gjendjen se jemi të shqetësuar për situatën dhe kjo nuk nënkupton se ne po presim që të veprojmë në mënyrë që e çrregullon unitetin tonë. Ne po veprojmë në mënyrë që ta rrisim presionin, që të thirret seanca”, tha Haradinaj, pasi ka bërë homazhe pranë shtatores se heroit, Zahir Pajaziti në Prishtinë, me rastin e ditëlindjes së Pajazitit.

Ramush Haradinaj, po ashtu, e ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës, dhe liderin e saj, Hashim Thaçi, duke theksuar se ai po mundohet ta përçaj koalicionin pas zgjedhor.

“Kuptohet është një interes i madh i palës kundërshtare, në ketë rast oponentit tonë PDK, për ta shpikur ndonjë përçarje, ndonjë nxitje. Më mirë do të ishte që ata të kujdesen për ta thirrur seancën. Nuk e kanë thirrur seancën, e kanë obligim ligjor, po ashtu, mund ta ushtrojnë të drejtën për nominim”, është shprehur Haradinaj.

XS
SM
MD
LG