Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Militantët e IS-it kanë kryer vrasje masive


Pamje nga luftimet e luftëtarëve kurdë Peshmerga kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak

Pamje nga luftimet e luftëtarëve kurdë Peshmerga kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak

Zyrtarët të sigurisë dhe liderë fisnorë në Irak thonë se militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), i kanë vrarë së paku 85 burra dhe gra në provincën perëndimore Anbar.

Sheikh Naim al-Gaood, lider i një grupi fisnor, tha sot se militantët e Shtetit Islamik, një ditë më parë, i kanë vrarë 50 pjesëtarë të zhvendosur të këtij fisi në fshatin Ras al-Maa, ku ata ishin vendosur meqë ishin larguar nga shtëpitë e tyre në qytetin Hit, për shkak të okupimit nga ana e militantëve.

Pjesëtari i Këshillit të provincës Anbar, Faleh al-Issawu, i ka konfirmuar vrasjet në fshatin Ras al-Maa.

Nga ana tjetër, një zyrtar i sigurisë, që ka folur në kushte të anonimitetit, tha se 35 trupa të tjerë të pajetë janë gjetur në një varrezë masive në Anbar.

XS
SM
MD
LG