Ndërlidhjet

Rusi: Fabio Capello – 5 muaj pa rrogë


Fabio Capello

Fabio Capello

Trajneri i futbollit, Fabio Capello, thotë se nuk është paguar si kryetrajenr i ekipit kombëtar futbollistik të Rusisë, për pesë muajt e fundit.

Zoti Capello, shtetas italian, tha se “është afër kufirit të përfundimit” të durimit të tij me Federatën Futbollistike të Rusisë për mospagesën e rrogës.

Raportohet se trajneri, Fabio Capello, i cili ishte trajner i kombëtares së Anglisë dhe i ekipit të njohur, Real Madrid, për një vit i merr 11 milionë dollarë.

Capello tha se shpreson se problemi, për të cilin i është thënë se ka ndodhur për shkak të mungesës së parave të gatshme në Federatën e Futbollit të Rusisë, do të zgjidhet së shpejti.

Në Kampionatin Botëror në Brazil, këtë verë, Rusia kaloi dobët dhe dështoi të kualifikohet për garat e mëtesjshme që në fazën e grupit.

Më 12 tetor, Rusia, po ashtu, ishte e shokuar pas barazimit me Moldavinë në Moskë.

Sipas kontratës, Capello do të jetë trajner i kombëtares ruse deri në vitin 2018, kur në Rusi zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit.

XS
SM
MD
LG