Ndërlidhjet

Duket se Boko Haram nuk i liron vajzat e rrëmbyera


Nxënëset e rrëmbyera nga grupi Boko Haram në Nigeri
Nxënëset e rrëmbyera nga grupi Boko Haram në Nigeri

Lideri i grupit ekstremist islamik në Nigeri, Bojko Haram, Abubakar Shekau, duket si i ka shkatërruar shpresat se me negociata mund të lirohen më se 200 nxënëse të rrëmbyera në muajin prill.

Në një video të publikuar mbrëmë vonë në Internet, Shekau tha se “çështja e vajzave është harruar tashmë, pasi para shumë kohe unë jam martuar me to”.

Rrëmbimi i 276 vajzave nga ana e Bojo Haramit në një shkollë në qytetin e largët Chibok, në muajin prill, ka shkaktuar fushatë ndërkombëtare për lirimin e tyre.

Disa vajza kanë ikur në ditët e para pas rrëmbimit, ndërsa 219 ende mbeten të rrëmbyera.

Lideri i Boko Haramit, po ashtu, i ka hedhur poshtë pohimet se është arritur armëpushim me qeverinë e Nigerisë.

Zyrtarët e mbrojtes së Nigerisë më 17 tetor kanë thënë se të dy palët kanë arritur marrëveshje.

XS
SM
MD
LG