Ndërlidhjet

Daçiq: Shqipëria e ka bllokuar Serbinë në programin e NATO-s


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se Shqipëria e ka bllokuar Serbinë në nënshkrimin e Planit Aksional për Partneritet Individual në NATO (IPAP).

“Serbia me NATO-n është harmonizuar për programin IPAP. Kjo i ka kaluar të gjitha instancat dhe atëherë Shqipëria ka paraqitur vërejtje, gjegjësisht ajo na ka ndalur... Nuk mund të kërkohet nga Serbia që të jemi konstruktiv, dhe çka tash Shqipëria po aktron në kuptimin e NATO-s”, tha sot Daçiq, në konferencën e rregullt për shtyp në Beograd.

Ai mëtutje ka theksuar se për Serbinë ishte shumë vështirë për të vendosur lidhur me NATO-n, raporton Beta.

“Pas shumë vitesh kemi vendosur prerazi, e pastaj Shqipëria na ka bllokuar. Ky është tregues i papjekurisë politike dhe mungesës së kritereve të njejta për të gjithë”, tha Ivica Daçiq.

Mëtutje, ministri i jashtëm i Serbisë tha se vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që ishte e paraparë më 22 tetor, por është shtyrë për 10 nëntor, do të kaloj në “formën e paralajmëruar, e kjo do të thotë se qëllimi kryesor i kësaj vizite do të jetë normalizimi i marrëdhënieve dhe përparimi i tyre i mëtejshëm”.

XS
SM
MD
LG