Ndërlidhjet

Separatistët në Ukrainë i mbajnë zgjedhjet e kontestuara


Pamje nga votimet në Luhansk
Pamje nga votimet në Luhansk

Në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontrollin e separatistëve prorusë, sot po mbahen zgjedhjet kundërthënëse.

Zyrtarët e vetëshpallur në pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk, thonë se në këto votime do të zgjedhen liderët e të ashtuquajturave “këshilla popullore të republikës popullore”.

Qeveria e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thonë se këto zgjedhje janë jolegjitime.

Autoritetet e separatistëve kanë thënë se për këto zgjedhje janë shtypur 3 milionë fletëvotime dhe se votimet kanë filluar edhe nëpërmjet Internetit.

XS
SM
MD
LG