Ndërlidhjet

Francë: Protesta të dhunshme pas vrasjes së aktivistit


Pamje nga ndërhyrja e policisë kundër protestuesve gjatë një demonstrate të mëparshme në Francë
Pamje nga ndërhyrja e policisë kundër protestuesve gjatë një demonstrate të mëparshme në Francë

Disa persona janë plagosur në dy qytete franceze në protestat e dhunshme kundër brutalitetit policor të dyshuar.

Policia ka shtënë me plumba gome dhe ka hedhur gaz lotsjellës kundër demonstruesve, që kanë gjuajtur me gurë dhe shishe të mbushura me acid, në qytetin veriperëndimor, Nantë, me ç’rast janë plagosur së paku 5 protestues dhe 3 policë.

Janë arrestuar 21 protestues në Nantë dhe 13 në qytetin jugperëndimor, Tuluzë.

Protestat kanë shpërthyer pas vrasjes së aktivistit për ruajten e ambientit, Remi Fraisse, i cili është vrarë më 26 tetor, gjatë përleshjeve ndërmjet policisë dhe protestuesve, në vendin e një pende kundërthënëse në pjesën jugperëndimore të Francës.

Protesta janë mbajtur edhe në qytetet Lil, Bordo dhe Avinjon.

Kryeministri i Francës, Manuel Vallas, i ka dënuar protestat duke i vlerësuar si “fyerje” e përkujtimit për aktivistin Fraisse.

Vrasja e këtij veprimtari ishte e para vrasje në protestat në Francë, prej vitit 1986.

XS
SM
MD
LG