Ndërlidhjet

Branson: Do ta zbulojmë problemin që shkaktoi eksplodim


Anija SpaceShipTwo e kompanisë Virgin Galactic
Anija SpaceShipTwo e kompanisë Virgin Galactic

Miliarderi, Richard Branson, njëherësh themelues i kompanisë, Virgin Galactic, ka shprehur përkushtim për ta zbuluar shkakun që ndikoi në rrëzimin e anijes kozmike të tij dhe ka paralajmëruar se do ta vazhdoj programin për fluturime komerciale dhe turistike në kozmos.

Britaniku, Richard Branson, tha se “nëse ne mund ta kapërcejmë” problemin që ka çuar në përplasjen e anijes “SpaceShipTwo” në Kaliforni, para dy ditësh, atëherë “ne do të jemi absolutisht të sigurt se ëndrra vazhdon të jetoj”.

Njëri prej dy pilotëve u vra nga përplasja e anijes në fluturimin provues.

Zoti Branston dëshiron të organizoj fluturime në gjithësi, në të cilat do të përfshiheshin deri në gjashtë turistë, që do të paguanin deri në 250 mijë dollarë për udhëtim.

Bordi i Sigurisë së Transportit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara tha se mund të nevojitet një vit për hetimet lidhur me përplasjen e anijes kozmike të kompanisë Virgin Galactic.

Zoti Branson, po ashtu, synon që ta zvogëloj kohën e udhëtimit në relacionet e gjata, për shembull, duke fluturuar prej Nju Jorkut për në Londër, për më pak se një orë, duke kaluar nëpër gjithësi.

XS
SM
MD
LG