Ndërlidhjet

Ukrainë: Trupat ruse janë vendosur në lindje gjatë votimeve


Andriy Lysenko

Andriy Lysenko

Zëdhënësi ushtrak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha se Rusia e ka lansuar një “vendosje intensive të personelit dhe pajiseve ushtarake” nga territori i Rusisë, në pjesë të rajoneve lindore të Ukrainës, që janë nën kontrollin e separatistëve prorusë.

Këto komente u bënë sot, derisa banorët në rajonet lindore, Donjeck dhe Luhansk, kanë votuar.

Lysenko tha se autoritetet në Ukrainë kanë hapur “hetime penale” kundër organizatorëve të votimeve.

Zyrtarët e vetëshpallur në pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk, thonë se në këto votime zgjedhen liderët e të ashtuquajturave “këshilla popullore të republikës popullore”.

Qeveria e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, thonë se këto zgjedhje janë jolegjitime.

Rusia ka thënë se do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG