Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmi me bombë – 12 pelegrinë shiitë të vrarë


Pamje pas një sulmi të sotëm në Bagdad

Pamje pas një sulmi të sotëm në Bagdad

Policia e Irakut thotë se nga një sulm i sotëm me makinë – bombë në Bagdad, janë vrarë së paku 12 pelegrinë shiitë dhe janë plagosur 20 të tjerë.

Sulmi ndodhi derisa pelegrinëve shiitë u jepej ushqim dhe ujë në rrugën e tyre për në qytetin e shenjtë, Qerbela, për ta shënuar festën e Hashureve më 4 nëntor.

Në Irak mund të priten edhe më tepër sulme kundër shiitëve gjatë Hashureve.

Militantët sunitë shpeshherë i sulmojnë shiitët myslimanë pasi konsiderojnë se ata janë të pafe.

Dje nga disa sulme në Bagdad u vranë së paku 20 vetë.

XS
SM
MD
LG