Ndërlidhjet

Pakistan: Nga eksplodimi në kufi me Indinë – 45 vetë të vrarë


Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në Lahore të Pakistanit
Pamje pas një shpërthimi të mëparshëm në Lahore të Pakistanit

Policia pakistaneze thotë se 45 vetë janë vrarë dhe më se 50 të tjerë janë plagosur, nga një eksplodim në kufirin Pakistan-Indi.

Eksplodimi ka ndodhur në periferi të qytetit pakistanez, Lahore.

Të plagosurit po dërgohen në spitalin e Lahores, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, sepse disa persona janë në gjenndje kritike shëndetësore.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Mediat pakistaneze raportojnë se ekpslodimi ishte shkaktuar nga një cilindër me gaz, por autoritetet po zhvillojnë hetime lidhur me sugjerimet se mund të ketë qenë sulm vetëvrasës.

XS
SM
MD
LG