Ndërlidhjet

Egjipt: Tetë vetë dënohen për një martesë homoseksuale


Pamje nga një pjesë e Kajros
Pamje nga një pjesë e Kajros

Një gjykatë në Egjipt i ka dënuar tetë vetë me dënim me burg tri vjet për secilin, për paraqitje në një video, që i tregonte dy vetë duke u martuar.

Gjykata në kryeqytetin Kajro tha se personat janë fajtorë për shkak të “nxitjes jomorale” dhe se janë parë në video ku dy burra i kanë këmbyer unazat dhe janë përqafuar në një anije në lumin Nil.

Të gjithë këta të dënuar janë arrestuar në muajin shtator, pasi kryeprokurori i Egjiptit tha se videoja është “e turpshme ndaj Zotit” dhe paraqet “ofendim për moralin publik”.

Vendimi i gjykatës është ndjekur me zëra të pakënaqësisë të farefisit së të pandehurve, që pritnin jashtë gjykatës.

Kontrollimet mjekësore nga doktorët shtetëror kanë treguar se të pandehurit nuk janë homoseksualë, ndërsa njëri prej tyre tha se videoja ishte xhiruar gjatë një festimi të ditëlindjes.

Ky vendim është i fundit në valën e goditjes së qeverisë kundër homoseksualëve dhe ateistëve.

Organizata Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, e ka dënuar këtë vendim gjyqësor në Egjipt.

XS
SM
MD
LG