Ndërlidhjet

logo-print

BE hedh poshtë zgjedhjet në lindje të Ukrainës


Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se zgjedhjet e mbajtura nga rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore përbëjnë "pengesë për paqe" dhe BE nuk do t’i njeh ato.

“Zgjedhjet e parakohshme lokale në përputhje me ligjin e Ukrainës, siç është parashikuar në marrëveshjen e Minskut, do të ishin ligjore dhe legjitime, për një mandat demokratik të autoriteteve lokale në këtë pjesë të Ukrainës”, ka thënë Mogherini, e cila më pas u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të punojnë drejt zgjedhjeve të tilla.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit e cila është arritur në Minks në shtator, mes Rusisë, separatistëve pro-rusë dhe zyrtarëve ukrainas, parashihet mbajtja e zgjedhjeve lokale në lindje, por sipas ligjeve të Ukrainës.

Por pavarësisht kësaj marrëveshje, banorët e Republikës së vetëshpallur Popullore të Luhanskut të kontrolluar nga separatistët pro-rusë, më 2 nëntor kanë votuar për të zgjedhur udhëheqësit e tyre në Ukrainën lindore.

Ndërkohë që Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar se Moska do të njohë rezultatet e tyre.

XS
SM
MD
LG