Ndërlidhjet

Kanadaja bën sulmin e parë kundër IS


Parlamenti i Kanadasë

Parlamenti i Kanadasë

Ministri i Mbrojtjës i Kanadasë, Rob Nicholson, ka bërë të ditur se muajin e kaluar avionët e tyre luftarakë kanë zhvilluar sulmin e tyre të parë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak.

Ky është sulmi i parë prej se Kanadaja i është bashkuar koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër IS.

Përmes një deklarate të lëshuar më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes Nicholson ka thënë se dy avionë kanadezë CF 18 kanë goditur objektiva të IS, në Falluxha të Irakut.

Muajin e kaluar, qeveria e Kanadasë ka bërë të ditur se ajo do të marrë pjesë në sulmet kundër IS në Irak, për gjashtë muaj.

Vendimi për t'iu bashkuar kësaj fushate, pason nga sulmet fatale ndaj dy ushtarëve kanadezë muajin e kaluar, për të cilat policia ka thënë se janë kryer nga persona radikal të konvertuar në Islam.

XS
SM
MD
LG