Ndërlidhjet

Bangladesh, dënim me vdekje ndaj një lideri islamik


Mohammad Kamaruzzaman, ndihmës sekretar i përgjithshëm i partisë islamike Jamaat-e-Islami.

Mohammad Kamaruzzaman, ndihmës sekretar i përgjithshëm i partisë islamike Jamaat-e-Islami.

Gjykata Supreme në Bangladesh ka mbështetur dënimin me vdekje ndaj një lideri islamik për mizoritë e kryera gjatë luftës për pavarësinë e vendit kundër Pakistanit, mbi 40 vjet më parë.

Muhammad Kamaruzzaman, në maj të vitit të kaluar, është shpallur fajtor për gjenocid dhe torturim të civilëve të paarmatosur gjatë luftës së vitit 1971.

Kamaruzzaman 62 vjeçar, është ndihmës sekretar i përgjithshëm i partisë islamike Jamaat-e-Islami.

Po ashtu një tjetër zyrtar i lartë i kësaj partie, Abdul Quader Mollah, është dënuar me vdekje dhe është varur në dhjetor të vitit të kaluar, pasi që është shpallur fajtor për akuza të ngjajshme.

Ndryshe, derisa sot pritej shpallja e këtij verdikti nga Gjykata Supreme në kryeqytetin Daka, rrugët e vendit janë mbushur me kontrolle policore.

XS
SM
MD
LG