Ndërlidhjet

Vritet zëvendës guvernatori i provincës Kandahar në Afganistan


Pamje nga provinca Kandahar
Pamje nga provinca Kandahar

Zëvendës guvernatori i provincës Kandahar në jug të Afganistanit, Abdul Qadim Patyal, është vrarë derisa ishte ishte i ulur në një klasë të një Universiteti.

Autoritetet e vendit njoftojnë se Patyal 32 vjeçar, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, pasi një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në të, përmes një dritare të një klase në Universitetin e Kandaharit.

Rasti ka ndodhur në orët e vona të 2 nëntorit.

Përmes një deklarate lëshuar nga zyra e Presidentit Ashraf Ghani, vrasja është cilësuar si sulm terrorist. Ndërsa thuhet se qeveria do të hetojë rastin.

Ende askush nuk ka marrë përgjësinë për sulmin.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë i këtij lloji. Para gati tre vjetësh, njëjtë është vrarë zëvendës guvernatori i provincës së Kandaharit jugor.

Zëvendës guvernatori i atëhershëm ishte Abdul Latif Ashna, makina e të cilit ishte sulmuar nga talibanët.

Talibanët ndonëse tash sa vite janë vu në sulme kundër qeverisë, muajt e fundit ata kanë rritur edhe më shumë aktivitetet e tyre.

XS
SM
MD
LG