Ndërlidhjet

India dhe Pakistani, dënojnë sulmin që vrau 55 persona


Familjarë të mbledhur afër trupave të të vrarëve në kufirin Indi-Pakistan

Familjarë të mbledhur afër trupave të të vrarëve në kufirin Indi-Pakistan

Autoritetet indiane dhe pakistaneeze, kanë dënuar sulmin vetëvrasës në kufirin Pakistan-Indi, i cili ka shkaktuar vdekjen e 55 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Eksplodimi ka ndodhur më 2 nëntor afër një pike të kontrollit në vendkalimin kufitar Vagah.

Sulmi ka ndodhur, kohën kur qindra njerëz ishin duke u kthyer nga një paradë ushtarake në periferi të Lahores, ka bërë të ditur shefi i policisë provinciale, Mushtaq Sukhera Saeed.

Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif ka shprehur "pikëllimin dhe dhimbjen" e tij për këtë sulm.

Homologu i tij indian, Narendra Modi, ka dënuar sulmin duke e quajtur ‘tronditës’ dhe të ‘poshtër’.

Sipas Radios Mashaal, disa grupe talibane kanë marrë përgjësinë e sulmit.

Ndryshe, masat e sigurisë janë rritur në të gjithë Pakistanin për të parandaluar sulmet e mundshme ndaj pakicës shiite, të cilët do të shënojnë vdekjen e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, një prej figurave më të nderuara në Islamin shiit.


XS
SM
MD
LG