Ndërlidhjet

Kërkohet kompensimi i familjarëve të të rinjve të vrarë në ushtrinë taxhike


Anëtarë të grupit për të drejtat e njeriut 'Amparo' në Taxhikistan.
Anëtarë të grupit për të drejtat e njeriut 'Amparo' në Taxhikistan.

Një grup i të drejtave të njeriut në Taxhikistan, i ka bërë thirrje qeverisë për të kompensuar familjet e rekrutëve të ushtrisë, të vrarë gjatë incidentit në veri të provincës Khujand.

Në një deklaratë të lëshuar sot nga organizata e quajtur Amparo, thuhet se të paktën dy rekrutë janë vrarë dhe një tjetër ka mbetur i paralizuar.

Dhunat e tilla si ato në provincën Khujand, kanë qenë problem i vazhdueshëm i ish republikave sovjetike.

Amparo është organizatë me bazë në Khujand, qyteti i dytë më i madh në Taxhikistan.

Amparo thotë se kërkimet nëpër Taxhikistan për rekrutimin e të rinjve janë ulur, por vazhdojnë.

Në vendin e Azisë Qendrore, shërbimi ushtarak dy vjeçar është i detyrueshëm për burrat e moshës 18-27 vjet.

Ndryshe, Amparo është formuar në vitin 2005 nga një grup prej 30 avokatësh të rinjë nga Taxhikistani.

Grupi bën monitorimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, akuzave mbi tortura dhe të drejtave të pjesëtarëve të ushtrisë së Taxhikistanit.

XS
SM
MD
LG