Ndërlidhjet

Shoqëria civile kërkon nga EULEX hetime të brendshme


Ilustrim

Ilustrim

Një numër organizatash joqeveritare në Kosovë kanë kërkuar nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, që “sa më parë të ndërmarrë hetimet e brendshme rreth aferave korruptive” në këtë mision.

Në një deklaratë të përbashkët, këto organizata kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian “ të ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm që të zhvillohen hetime të pavarura dhe, varësisht nga rezultatet e hetimeve, të mirren masat përkatëse”.

Bashkimi Evropian ka thënë ditë më parë se "është duke ndjekur nga afër zhvillimet në Kosovë, në lidhje me akuzat kundër anëtarëve dhe ish-anëtarëve të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX".

Gazeta “Koha Ditore” në Prishtinë ka publikuar një sërë shkrimesh që flasin për përfshirjen e dyshuar të pjesëtarëve të këtij misioni në vepra korruptive.

XS
SM
MD
LG