Ndërlidhjet

Kirgizia, nuk lejon radikalizmin


Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev
Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev

Presidenti i Kirgizisë Almazbek Atambaev, është betuar se do të ndërmarrë ‘masa strikte kundër grupeve ekstremiste fetare’.

Duke folur në seancën e Këshillit të Sigurimit të Azisë Qendrore sot, Atambaev tha se "ekstremizmi fetar është si një kancer, i cili nuk bën të lihet pa u trajtuar’.

Ai i ka paralajmëruar të gjithë klerikët e këtij vendi me shumicë myslimane, se ata që refuzojnë të pranojnë Kirgizinë si një shtet sekular, do të përballen me pasoja të rënda ligjore.

“Populli i Kirgizisë është myslimanë dhe do të mbesin myslimanë, por radikalizimi mund të dërgojë në privim nga kombi, gjuha e tradita e Kirgizisë”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG