Ndërlidhjet

logo-print

Separatisti Zakharchenko, fiton në Donetsk


Separatisti Aleksander Zakharchenko

Separatisti Aleksander Zakharchenko

Autoritetet e vetëshpallura në rajonet e Ukrainës lindore të mbikëqyrura nga rebelët, thonë se figura të shquara separatiste pro-ruse kanë fituar zgjedhjet e 2 nëntorit.

Zgjedhje këto që Perëndimi i ka shpallur si të paligjshme dhe që janë dënuar nga Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko.

Ata thonë se Alexander Zakharchenko është zgjedhur në krye të vetëshpallurës Republika Popullore e Donetskut, kurse Igor Plotnitsky thonë se ka fituar rreth 64 për qind të votave në të vetëshpallurën Republika e Popullit të Luhanskut.

“Kievi duhet ta pranojë faktin se Donetsku nuk është më pjesë e Ukrainës”, është shprehur Roman Lyagin, një zyrtar separatist në Donetsk.

Duke e shpallur fitorën e Zakharchenkos, në një konferencë për media ai thotë ‘është çështje e Kievit nëse e pranon apo jo dëshirën tonë, ne kemi vepruar për vetën tonë”.

Aleksander Zakharchenko është Kryeministër i vetëshpallur i Donetskut, vend ky që ka shpallur pavarësinë kundër Ukrainës, në maj të këtij viti.

Ai është udhëheqës i separatistëve në lindje të Ukrainës

XS
SM
MD
LG