Ndërlidhjet

logo-print

Mbytet anija me imigrantë në Turqi


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 24 imigrantë, shumica ose të gjithë prej tyre thuhet se ishin afganë, kanë vdekur pasi një barkë që po udhëtonin është përmbysur sot në Stamboll.

Sipas mediave turke, shtatë persona janë shpëtuar kurse nëntë të tjerë janë zhdukur nga barka e përmbysur, e cila sot në mëngjes ishte nisur nga Stambolli për në Rumani.

Mediat kanë shkruar se personat në barkë ishin afgan, të cilët kanë paguar disa mijëra euro për një person, në kërkim të një jetë më të mirë në Bashkimin Evropian BE.

Në mesin e tyre ishin edhe 12 fëmijë dhe 7 gra.

XS
SM
MD
LG