Ndërlidhjet

logo-print

Balotazhi e përcakton Presidentin e Rumanisë


Presidenti në largim i Rumanisë, Traian Basescu

Presidenti në largim i Rumanisë, Traian Basescu

Kryeministri i qendrës së majtë në Rumani, Viktor Ponta, do të përballet me një kryebashkiak konservator të qytetit, në balotazh për zgjedhjet presidenciale.

Rezultatet përfundimtare të raundit të parë, tregojnë se Ponta ka marrë 40 përqind të votave i ndjekur nga kreu i Partisë Liberale Klaus Iohannis, kryetar i komunës Sibiusë, i cili ka marrë 30.5 për qind të votave.

Të dy do t’i nënshtrohen raundit të dytë të zgjedhjeve me balotazh më 16 nëntor, dhe fituesi do të zëvendësojë Presidentin e qendrës së djathtë Trajan Bashesku, i cili po e lë detyrën pas 10 vjetësh në pushtet.

Rumania i është bashkangjitur Bashkimit Evropian në vitin 2007, por mbetet ndër vendet më të varfëra dhe i shkatërruar nga korrupsioni.

XS
SM
MD
LG