Ndërlidhjet

Lirohen 800 të burgosur taxhik


Ilustrim

Ilustrim

Rreth 800 të burgosur janë liruar sot në Taxhikistan. Ky është lirimi i parë prej se parlamenti ka miratuar ligjin për amnisti javën e kaluar.

Sipas autoriteteve të vendit, deri në 10,000 të burgosur mund të lirohen në bazë të ligjit që është miratuar më 29 tetor.

Presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon ka propozuar ligjin për amnisti, në shënim të 20 vjetorit të miratimit të Kushtetutës post-sovjetike më 6 nëntor 1994.

Zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë në Taxhikistan kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se në mesin e 800 të liruarve, 175 janë nga burgu i grave në Nurak.

500 të tjerë janë liruar nga burgu në Javan jashtë Dishanbes, dhe rreth 60 të tjerë janë liruar nga burgu në kryeqytet.

Po ashtu kanë liruar rreth 57 të dyshuar për vepra të ndryshme që po mbaheshin në qendra të paraburgimit në Dushanbe.

XS
SM
MD
LG