Ndërlidhjet

Rusia largon monumentin e Steve Jobs, për shkak orientimit seksual të pasuesit të tij


Ilustrim
Ilustrim

Një monument i ish themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs, e vendosur në Petersburg të Rusisë, është larguar. Një gjë e tillë ka ndodhur pasi që pasuesi i tij, Tim Cook, para pak ditësh e ka pranuar publikisht që është homoseksual.

Monumenti i Steve Jobs, ishte vendosur në universitetin IT në janar të vitit 2013, me iniciativën e një kompanie ruse të quajtur ‘Western Union Financiar Evropian’.

Në një prononcim për radion ruse ‘Biznes-FM’, kreu i kompanisë, Maksim Dolgopolov, ka thënë se e ka hequr atë për shkak ligjit i cili ndalon përhapjen e propagandës së ‘homoseksualizmit’ në mesin e të miturve.

Kur Cook publikisht deklarojë se është homoseksual përmes një eseje publikuar në revistën Bloomberg Businessweek, një aktivist anti-homoseksual Vitaly Milonov, ka bërë apel që udhëheqësit të Apple t’i ndalohet hyrja në Rusi.

Kjo pasi që sipas tij, ai mund të sjellë SIDA-n, Ebolën apo sëmundje tjera.

XS
SM
MD
LG