Ndërlidhjet

Të njëtën ditë me zëvendës guvernatorin vritet edhe një gjykatës afgan


Ilustrim
Ilustrim

Zëvendës guvernatori i provincës Kandahar në jug të Afganistanit, i cili u qëllua për vdekje më dy nëntor, po vijonte studimet për tu bërë mësues.

32 vjeçari është qëlluar me armë zjarri përmes një dritare, derisa ishte i ulur në një klasë të Universitetit.

Bëhet e ditur se të njëjtën ditë kur ai është qëlluar, një gjykatës po ashtu është vrarë me armë zjarri në provincën Feroz Koh.

Gjykatësi është qëlluar derisa po kthehej në shtëpi nga xhamia.

Përmes një deklarate për shtyp të zyrës së Presidentit Ashraf Ghani, sulmi ndaj zëvendës guvernatorit është cilësuar si terrorist.

Ende nuk dihet përgjegjësi i të dyja krimeve.

Ndryshe, para gati tre vjetësh, njëjtë është vrarë zëvendës guvernatori i provincës së Kandaharit jugor.

Zëvendës guvernatori i atëhershëm ishte Abdul Latif Ashna, makina e të cilit ishte sulmuar nga talibanët.

Talibanët ndonëse tash sa vite janë vu në sulme kundër qeverisë, muajt e fundit ata kanë rritur edhe më shumë aktivitetet e tyre.

XS
SM
MD
LG