Ndërlidhjet

Mashtrohen me amnisti, përfundojnë me prerje koke


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik kanë prerë kokat e 8 sirianëve, pavarësisht premtimeve për amnisti, ka bërë të ditur sot Organizata Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut

Sipas kësaj organizate, burrat janë ekzekutuar me prerje koke dhe trupat e tyre i kanë varur në kryqe të improvizuara në Albu Kamal vend sirian i cili gjendet në kufi me Irakun.

“Burrat janë dorëzuar vet në Albu Kamal për shkak se Shteti Islamik u ka ofruar amnisti atyre që kanë luftuar kundër tyre, por me kusht që të dorëzohen vetë”, ka bërë të ditur për AFP drejtori i Observatorit Abdel Rahman.

Në vend të amnistisë, tetë burrave u është prerë koka dhe trupat iu janë varur, ka thënë Ramhan.

Burrat e vrarë kanë qenë pjesë e një grupi të cilët kanë luftuar kundër IS dhe kundër regjimit sirian.

XS
SM
MD
LG