Ndërlidhjet

Arrestohet biri i ish Kryeministrit Kirgiz


Ilustrim
Ilustrim

Një zyrtarë i qeverisë, biri i ish Kryeministrit të Kirgizisë, është arrestuar me akuzën për spiunim.

Altynbek Muraliev, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë në Kirgizi, është arrestuar më 1 nëntor.

Muraliev akuzohet se ka mbledhur informata sekrete të vendit të cilat i ka përcjellur tek shërbimet sekrete ndërkombëtare.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shtyrë atë që të spiunoj vendin.

Muraliev është biri i Amangeldy Muraliev, i cili ka qenë Kryeministër gjatë vitit 1999-2000.

XS
SM
MD
LG