Ndërlidhjet

NATO: Rreth 300 forca ruse operojnë në Ukrainë


Komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove

Komandanti i lartë i NATO-s, Philip Breedlove

Komandanti i lartë i NATO-s, gjerenali Philip Breedlove, ka njoftuar se Rusia po vazhdon të mbështesë separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Përveç me furnizime të ndryshme, Rusia ka brenda Ukrainës rreth 300 trupa, roli i të cilëve është që të ndihmojnë rebelët me trajnime, ka thënë më tej Breedlove, gjatë një konference mbajtur sot në Pentagon të Shtëpisë së Bardhë.

Ai po ashtu ka kritikuar mbajtjen e zgjedhjeve të 2 nëntorit nga ana e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

“Ato zgjedhje nuk korrespodojnë me marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk më 5 shtator”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG