Ndërlidhjet

Kocijançiq: Nuk mund të krahasohet Irani dhe dialogu Kosovë - Serbi


Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq, zëdhënëse në Komisionin Evropian, tha se dialgou ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas një kohe do të udhëhiqet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Këto komente ajo i bëri sot në Bruksel, gjatë një konference për shtyp, e pyetur se a do ta udhëheq dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, shefja në largim e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, meqë ajo i vazhdon bisedimet me Iranin deri më 24 nëntor.

“Dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk mund të krahasohet me bisedimet për Iranin. Në rastin e Iranit, kjo është një situatë e veçantë, ndërsa përkushttimi i Serbisë dhe Kosovës për dialog, që për qëllim e ka normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve, është një proces që po vazhdon , i cili do të marrë një kohë të caktuar dhe do të udhëhiqet në mënyrë përkatëse nga përfaqësuesja e re për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe kolegët e saj”, tha Kocijançiq.

XS
SM
MD
LG