Ndërlidhjet

SHBA: Ashpërsohet kontrolli i sigurisë


Jeh Johnson

Jeh Johnson

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndërmarrin masa më të ashpra të kontrollit edhe për shtetasit nga vendet evropiane, shumica prej të cilave nuk kanë regjim të vizave për hyrje në Amerikë.

Sekreti amerikan i sigurisë së brendshme, Jeh Johnson, tha sot se udhëtarët prej 38 vendeve, që nuk kanë regjim të vizave me Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe pjesën më të madhe të Evropës, duhet të paraqesin të dhëna shtesë dhe informacione për kontakte.

Ky ashpërsim është bërë për shkak të shqetësimeve në rritje për kërcënim nga luftëtarët, që po kthehen nga Siria, e që kanë pasaporta të vendeve perëndimore.

Më 28 të muajit të kaluar, sekretari Johnson ka shpallur masa shtesë të sigurisë në ndërtesat federale qeveritare në Uashington dhe në qytetet e tjera, pas sulmeve vdekjeprurëse kundër ushtarëve në Kanada.

Policia në Kanada thotë se këto sulme janë ndërmarrë në mënyrë të pavarur nga personat që kanë kaluar në fenë islame.

XS
SM
MD
LG