Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Zgjedhjet – shkelje e armëpushimit në Ukrainë


Gjenerali Philip Breedlove gjatë konferencës për gazetarë sot në Pentagon

Gjenerali Philip Breedlove gjatë konferencës për gazetarë sot në Pentagon

Komandanti më i lartë i NATO-s, Philip Breedlove, ka thënë sot se zgjedhjet e mbajtur në pjesën lindore të Ukrainës, nuk janë në harmoni me planin paqësor të arritur më 5 shtator dhe ato nuk do ta përmirësojnë situatën.

Mëtutje, duke folur në një konferencë për gazetarë në Pentagon, gjenerali amerikan, Breedlove tha se Rusia vazhdon t’i rifurnizoj separatistët prorusë në Ukrainë, dhe ka vlerësuar se 250-300 forca ruse ende po operojnë brenda Ukrainës.

Ai tha se këto trupa nuk kanë rol luftarak, por kryesisht janë të përfshira në trajnime.

Philip Breedlove tha se armëpushimi i arritur nga Ukraina dhe separatistët prorusë më 5 shtator, mbetet “armëpushim vetëm në fjalë”.

Sipas tij, kufiri ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë është bërë “krejtësisht poroz”, duke lejuar lëvizje të papenguara të forcave proruse.

XS
SM
MD
LG