Ndërlidhjet

Rusia shënoi rënie në mirëqenie dhe liritë personale


Në një vlerësim vjetor të mirëqenies globale, Rusia radhitet e 68-ta në botë, që është për shtatë vende më ulët se vitin e kaluar.

Indeksi i Mirëqenies 2014 i përgatitur nga Instituti Legatum me seli në Londër, i ka analizuar 142 vende në gjithë botën, sipas tetë kategorive, përfshirë ekonominë, liritë personale, arsimin, qeverisjen dhe shëndetësinë.

Rusia është plasuar tejet ulët në kategorinë e lirive personale, e 124-ta në botë, ndërsa plasmanin më të mirë e ka në arsim, ku është radhitur e 37-ta në botë.

Për 6 vite me radhë, Norvegjia udhëheq në radhitjen e përgjithshme, ndërsa Republika Qendrore Afrikane është e fundit.

XS
SM
MD
LG