Ndërlidhjet

Indi, Pakistan: Megjithë tensionet, rituali i zakonshëm kufitar


Pamje nga pjesa indiane e kufirit me Pakistanin

Pamje nga pjesa indiane e kufirit me Pakistanin

India dhe Pakistani e kanë mbajtur ritualin e zakonshëm ditor kufitar në vendkalimin kryesor, një ditë pasi nga një sulm vetëvrasës janë vrarë 55 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Të dy vendet kanë pranuar ta mbajnë ceremoninë sot në vendkalimin Vagah, përkundër planeve të mëparshme për pezullimin e ritualit dhe tensioneve pas sulmit.

Sulmi i djeshëm në Vagah afër qytetit kufitzar pakistanez, Lahore, u bë derisa qindra njerëz ktheheshin nga një paradë ushtarake.

Disa grupe militante e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, përfshirë grupin Tehrik-e-Taliban dhe Jamat ul Ihrar.

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka shprehur “pikëllim dhe keqardhje të thellë” për këtë sulm.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e dënoi këtë sulm, duke e cilësuar si “shokues” dhe “qyqar”.

Në gjithë Pakistanin është shtuar siguria për parandalimin e sulmeve eventuale kundër minoritetit shiit mysliman, që e shënon festën e Hashureve.

XS
SM
MD
LG