Ndërlidhjet

Ukrainë: Rishikohet strategjia për pjesën lindore


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se do të “rishqyrtohet” përkushtimi për armëpushim pasi kryengritësit prorusë e “shkelën” marrëveshjen e 5 shtatorit të nënshkruar në Minsk, duke i mbajtur zgjedhjet e tyre në disa sektorë të pjesës lindore të Ukrainës.

Gjatë fjalimit të mbrëmshëm drejtuar kombit, zoti Poroshenko tha se ai do të takohet me shefat e sigurisë gjatë ditës së sotme, për “harmonizimin” që duhet të bëhet në planin aksional për krizën në këtë pjesë të Ukrainës.

Ai ka propozuar tërheqjen e legjislacionit me të cilin garantohet vetëqeverisje deri në tri vjet në rajonet nën kontrollin e kryengritësve.

Vendet perëndimore i kanë kritikuar zgjedhjet e mbajtura në rajonet lindore, Donjeck dhe Luhansk, më 2 nëntor, duke i cilësuar si ilegale, ndërsa Rusia tha se “e respekton” rezultatin e votimeve.

XS
SM
MD
LG