Ndërlidhjet

Bullgari: Një femër djeg vetëveten


Njerëzit duke u përpjekur për ta shpëtuar femrën e cila mbrëmë e ka ndezur vetëveten në Sofje
Njerëzit duke u përpjekur për ta shpëtuar femrën e cila mbrëmë e ka ndezur vetëveten në Sofje

Një femër në kryeqytetin Sofje në Bullgari i ka vënë flakën vetes.

Dëshimitarët thanë se kjo grua mbrëmë kishte dalur nga një taksi para ndërtesës së presidencës bullgare, pastaj ia kishte derdhur vetëvetes një lëndë djegëse dhe e kishte aktivizuar flakën.

Gruaja 38 vjeçare, Lidija Petrova, është pranuar në spital me 90% të djegieve në trupin e saj. Motivet për këtë veprim nuk janë të njohura.

Vitin e kaluar, 6 shtetas bullgarë kanë vdekur pasi kanë djegur vetëveten në vendet publike. Shumica prej tyre thuhet se kishin vepruar në këtë mënyrë nga varfëria dhe mungesa e shpresës.

XS
SM
MD
LG