Ndërlidhjet

Libi: Anija e marinës goditet nga përleshjet me islamistët


Pamje nga luftimet në Bengazi të Libisë

Pamje nga luftimet në Bengazi të Libisë

Një anije e marinës së Libisë është qëlluar gjatë luftimeve të ashpra ndërmjet ushtrisë dhe militantëve islamikë në qytetin-port Bengazi, në bregdetin lindor të Mesdheut.

Raportohet se në luftimet e djeshme ishin të përfshirë edhe aeroplanët luftarakë dhe tanket.

Konsiderohet se kjo betejë është pjesë e konfliktit më të gjërë në këtë vend të Afrikës Veriore, ku ish-kryengritësit, që ndihmuan në përmbysjen e diktatorit, Muammar Qaddafi, në fitin 2011, po luftojnë për pushtet dhe për ndarjen e të ardhurave të mëdha nga nafta në Libi.

Para dy javësh, forcat speciale të ushtrisë, të mbështetura nga një ish-gjeneral, e filluan një ofensivë kundër militantëve në Bengazi.

XS
SM
MD
LG