Ndërlidhjet

Rusi: Marshi i nacionalistëve, derisa shënohet “Dita e unitetit”


Pamje nga marshi i nacionalistëve rusë

Pamje nga marshi i nacionalistëve rusë

Nacionalistët rusë sot e mbajnë marshin e tyre vjetor, që koincidon me festimet patriotike të Ditës së unitetit kombëtar, që është kirjuar nga presidenti, Vladimir Putin.

Marshi kryesor nacionalist parashihet në Moskë, por ngjarje të ngjashme do të mbahen edhe në qytete të tjera të Rusisë, pastaj në Krime të Ukrainës, që është aneksuar nga Rusia, në muajin mars të këtij viti.

Analistët thonë se derisa Putini dhe qeveria e tij kanë marrë një qëndrim më tepër nacionalist gjatë vitit të kaluar, autoritetet sikur e injorojnë marshin e nacionalistëve.

Sikur vitin e kaluar, ky marsh edhe sivjet mbahet në periferi të Moskës, ndërsa festimet e ndara të organizuara nga Kremlini mbahen në qendër të kryeqytetit.

Analistët thonë se Kremlini i shikon me dyshime pjesën më të madhe të nacionalistëve, pasi disa prej tyre, që konsiderohen tejet radikalë, janë të zhgënjyer me udhëheqjen e Putinit.

XS
SM
MD
LG