Ndërlidhjet

A. Saudite: Janë vrarë pesë vetë në territorin shiit


Pamje nga Rijadi i Arabisë Saudite
Pamje nga Rijadi i Arabisë Saudite

Autoritetet e Arabisë Saudite thonë se persona të armatosur e të maskuar i kanë vrarë 5 vetë dhe 9 të tjerë i kanë plagosur, në një hapësirë të banuar me popullatë shiite.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite, duke u mbështetur në polici, tha se tre sulmues mbrëmë vonë kanë hapur zjarr kundër një mase të njerëzve që largoheshin nga një ndërtesë në fshatin lindor Al-Dalva.

Në mediat sociale banorët kanë njoftuar se masa e njerëzve largohej nga një objekt fetar shiit.

Ky sulm po ndodhë derisa myslimanët shiitë e shënojnë festën e Hashureve.

Dy milionë shiitët në Arabibnë Saudite jetojnë në pjesën lindore të kësaj mbretërie, që është e pasur me naftë.

Popull shumicë në këtë shtet janë myslimanët sunitë.

XS
SM
MD
LG