Ndërlidhjet

BE: Ndihmë për reforma në Armeni


Johannes Hahn (djathtas) dhe Karen Chshmaritian pas nënshkrimti të marrëveshjes
Johannes Hahn (djathtas) dhe Karen Chshmaritian pas nënshkrimti të marrëveshjes

Bashkimi Evropian gjatë tri viteve të ardhshme do ta mbështesë Armeninë me një shumë prej 140 e deri në 170 milionë euro për reforma në sektorin privat, administratën publike dhe sistemin e drejtësisë.

Marrëveshja për këtë mbështetje është nënshkruar dje në Bruksel nga komisionari për fqinjësi evropiane dhe negociata për zgjerim, Jonannes Hahn, dhe ministri i ekonomisë i Armenisë, Karen Chshmaritian.

Hahn tha se Armenia synon vazhdimine bashkëpunimit në fushat e interesit reciprok, ndërsa Brukseli do t’i inkurajoj reformat në Armeni.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Bruksel raporton se kjo është marrëveshja më e rëndësishme ndërmjet dy palëve, pasi Armenia, në vitin 2013, ka vendosur që të bëhet anëtare e Unionit Ekonomik të Euroazisë, që udhëhiqet nga Rusia.

XS
SM
MD
LG