Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Koalicioni duhet t’i ndihmoj kryengritësit në Siri


Pamje e një pjese të Parisit

Pamje e një pjese të Parisit

Franca ka bërë thirrje që koalicioni ndërkombëtar, që ndërmerr sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik, po ashtu, duhet t’i ndihmoj kryengritësit sirianë në Alepo, që janë kundër qeverisë në Damask.

Ministri i jashtëm i Francës, Laurent Fabius, në një artikull të botuar sot në tri gazeta kryesore ndërkombëtare, shkruan se kryengritësit në Alepo janë të rrethuar dhe disfata e tyre mund të shkaktoj fund të shpresave për gjetjen e zgjidhjes politike për luftën civile trivjeçare në Siri.

Ky artikull në Le Figaro, Washignton Post dhe gazetën arabe, Al-Hayat, është publikuar disa ditë pas vizitës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Paris, me ç’rast u takua me presidentin francez, Francois Hollande.

Ankaraja thotë se qëllimi i koaliconit ndërkombëtar duhet të jetë përmbysja e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad, për të cilin thotë se është shkaku themelor i kaosit në Siri.

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve arabe në Siri, deri tash ishin të kufizuara vetëm në sulmet kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG