Ndërlidhjet

UNHCR: Brenda 10 vitesh të mos ketë njerëz pa shtetësi


Fëmijët refugjatë para një qendre të regjistrimit të UNHCR-së në Pakistan
Fëmijët refugjatë para një qendre të regjistrimit të UNHCR-së në Pakistan

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR) thotë se e ka filluar një fushatë për t’i bindur qeveritë në gjithë botën, që brenda 10 vitesh të mos ketë njerëz pa shtetësi.

UNHCR ka njoftuar sot se synon që të tërhiqet vërejtja se afro 10 milionë njerëz sot nuk kanë shtetësi e as pasaportë.

Veçanërisht u bëhet thirrje vendeve që aktualisht refuzojnë tu japin shtetësi minoriteteve etnike, që ta ndalin këtë praktikë.

Komisionari i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “mungesa e shtetësisë bënë që njerëzit të ndjehen sikur vetë ekzistenca e tyre paraqet krim”.

XS
SM
MD
LG