Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Zgjedhjet në lindje të Ukrainës – kundërproduktive


Ban Ki-moon

Ban Ki-moon

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i ka kritikuar zgjedhjet e separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, duke i vlerësuar si zhvillim për “keqardhje dhe kundërproduktiv”.

Gjatë komenteve të tij të sotme në Vjenë, zoti Ban u ka bërë thirrje të gjitha palëve për implementim të plotë të marrëveshjes së Minskut, që ishte e paraparë për sjelljen e paqes në Ukrainë.

Në fjalimin e tij në mbledhje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë, Ban Ki-moon, mëtutje tha se situata në Ukrainë mbetet çështje shqetësuese.

OSBE-ja përbëhet prej 57 shteteve anëtare, ku përfshihen edhe Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara, e vende të tjera.

XS
SM
MD
LG