Ndërlidhjet

BE: Ulje e parashikimit të rritjes ekonomike


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian sot i ka ulur parashikimet e rritjes ekonomike për vendet anëtare, duke sinjalizuar se ripërtritja mbetet e ngadalshme për ekonomitë më të mëdha, e veçanërisht për Francën.

Parashikimi zyrtar për rritje ekonomike në 18 vendet e evrozonës është ulur nga 1.2% në shkallën 0.8%.

Nga ana tjetër, parashikimi për rritje ekonomike në gjithë Bashkimin Evropian, me 28 vende, përfshirë Britaninë dhe Suedinë, që nuk e përdorin euron, është zvogëluar nga 1.6% në 1.3%, raporton AP nga Brukseli.

“Situata ekonomike dhe punësimi nuk po përmirësohen aq shpejt”, pas krizës financiare, që e kishte goditur kontinentin gjasë pesë viteve të fundit, tha zëvendëspresidenti i BE-së, Jyrki Katainen.

XS
SM
MD
LG