Ndërlidhjet

Bjellorusi: Raportohet për ekzekutim të një të dënuari me vdekje


Autoritetet në Bjellorusi raportohet se e kanë ekzekutuar një të dënuar me vdekje. Ky vend është i vetmi në Evropë që e praktikon dënimin me vdekje.

Qendra për të drjetat e njeriut, Vyasna, në Minsk, e cila nuk është e regjistruar nga autoritetet, ka njoftuar sot se është ekzekutuar personi, Alyaksandr Hrunou, i cili vitin e kaluar ishte dënuar me vdekje pasi e kishte therrë një femër me thikë për vdekje, në vitin 2012.

Grupi Vyasna e ka cituar nënën e personit të ekzekutuar, që ka thënë se me postë i kishte marrë gjërat që i takonin djalit të saj, përfshirë rrobat e burgut.

Të afërmit e të ekzekutuarve në Bjellorusi rrallë herë informohen në mënyrë zyrtare dhe nuk u tregohet se çka ndodhë me trupin e të ekzekutuarit.

Dihet se këtë vit, janë ekzekutuar edhe dy persona të tjerë.

XS
SM
MD
LG